Gjatë karantinës u fol shumë për izolimin dhe mënyrën se si personazhet e famshëm po e ruanin distancimin social.
Ajo çfarë u komentua më së shumti ishte situata e aktorit hollivudian Bruce Willis i cili ‘u detyrua’ të karantinohej me ish-bashkëshorten e tij, aktoren Demi Moore.
Megjithëse ata kanë ruajtur një raport të mirë me njëri-tjetrin, qëndrimi mbyllur në shtëpi për një kohë të gjatë me ish-in, nuk do t’i bënte mirë askujt.
65-vjeçari, u fotografua pak orë më parë duke bërë një shëtitje me biçikletë teksa vazhdon të jetë në karantinë me Demi Moore.