Fermerët që presin mbështetje financiare nga shteti, këtë vit do të mbeten duarbosh. Qeveria ka ulur në mënyrë drastike fondin e subvencioneve në bujqësi për këtë vit, duke e rrudhur në vetëm 4.5 milionë dollarë, nga 20 milionë dollarë që ka qenë mesatarisht gjatë viteve të fundit. Bujqësia do të ketë në dispozicion 4 herë më pak fonde, ndërsa përjashtohen nga ndihma edhe serrat.