Aktualitet

Bulqizë, plagosen rëndë dy minatorë

Plagosen rëndë dy minatorë në galeritë e kromit në Bulqizë. Ngjarja ndodhi pak çaste më parë në nivelin e 17-të të nëntokës. Nga të dhënat paraprake mësohet se është shembur një masiv shkembor që ka rënë mbi dy minatorët. Pritet që të plagosurit të transportohen me helikopter drejt Tiranës.