Martesa trefishon rrezikun e obezitetit te meshkujt, ka treguar një studim. Mundësia për të shtuar kilogramë është rritur për të dyja sekset. Rreziku i mbipeshës te gratë është 39% më i lartë ndërsa te burrat 62% krahasuar me çiftet e pamartuara. Burrat e martuar kanë 3.2 herë më shumë gjasa të klasifikohen si obezë sesa homologët e pamartuar. Kjo pikë nuk reflektohet te gratë, gjë që sipas studiuesve polakë shpjegohet me faktin që gratë obeze “janë shpesh më të stigmatizuara”.
Dr. Alicja Cicha-Mikolajczyk nga Instituti Kombëtar i Kardiologjisë në Varshavë tha se gratë “nuk pranojnë të jetojnë me obezitetin” dhe kanë më shumë gjasa të ndërmarrin veprime për të humbur peshë. Studimi është zhvilluar mbi 2405 polakë rreth të 50-ave dhe zbuloi se mosha rrit riskun e shtimit në peshë të të dyja sekseve. Çdo vit rrit rrezikun e mbipeshës me 3% te burrat dhe 4% te gratë ndërsa obeziteti rritet me 4% te burrat dhe 6% te gratë. Rezultatet e studimit do të prezantohen në Kongresin Europian të Obezitetit në muajin maj në Spanjë.
Studimet mbi dinamikën e marrëdhënieve tregojnë se çiftet që martohen shpejt shpesh përjetojnë një kënaqësi më të lartë në fillim krahasuar me ata që dalin bashkë për një kohë të gjatë. Kjo mund të ndodhë sepse njohjet më të shkurtra lidhen me përputhshmëri të fortë që në fillim, qëllime të qarta dhe përafrim më të shpejtë në objektivat afatgjata.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se suksesi afatgjatë varet shumë më tepër nga faktorë si komunikimi, menaxhimi i konflikteve dhe vlerat e përbashkëta. Ndërsa marrëdhëniet që ecin shpejt ushqehen nga kimia fillestare, periudhat më të gjata të njohjes mund të krijojnë mirëkuptim më të thellë dhe stabilitet më të madh me kalimin e kohës. Në fund, nuk ka një formulë të vetme për një marrëdhënie të suksesshme, si lidhjet e shkurtra ashtu edhe ato të gjata mund të çojnë në martesa të qëndrueshme dhe të lumtura, në varësi të individëve që i përjetojnë.