Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ndodhet për një vizitë zyrtare në Francë, gjatë së cilës pritet të zhvillojë takime me fokus integrimin evropian dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve. Takimi i parë i tij u zhvillua me Ministren për Çështjet e Evropës, Nathalie Loiseau. Ministrja Franceze, u shpreh se Franca ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, si dhe vlerëson progresin e bërë nga qeveria sa i përket 5 prioriteteve kyçe.