Në ditën e dytë të vizitës së tij në Tokio të Japonisë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u takua me homologun japonez, Taro Kono. Ministrat shprehën vlerësimin maksimal për ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve. Japonia ështe e gatshme të ndihmojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të reformave drejt anëtarësimit në BE, edhe në kuadër të Nismës së Ballkanit Perëndimor , tha Kono.