Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nisi sot një vizitë zyrtare në Japoni, gjatë së cilës do të takohet me homologun e tij, Taro Kono. Në fokus të kësaj vizite është bashkëpunimi dypalësh dhe thellimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Ministri i Ekonomisë Japoneze Hiroshige Sege ftoi sipermarrjet shqiptare që të marrin pjesë në panairin Expo Osaka 2025 si një mundësi e mirë e prezantimit të produkteve shqiptare në tregun japonez.