Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti vijon me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe me intervale tepër afatshkurtra me diell kryesisht në orët e para të ditës. Deri në orët e mesditës reshjet e shiut mbeten të herëpashershme e me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Pas orëve të mesditës, reshjet e shiut janë të herëpashershme e me intensitet të ulët deri mesatar. Përgjatë Ultësirës Perëndimore, reshjet janë në periudha tepër afatshkurtra në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore në verilindje ka reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.
Era fryn me drejtim juglindje-verilindje e me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, hera-herës era pritet të fitojë shpejtësi 8-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
10/14
Re shi
Kukës
6/11
Re shi
Lezhë
9/14
Re shi
Dibër
5/11
Re shi
Durrës
10/16
Re shi
Tiranë
10/16
Re shi
Elbasan
10/16
Re shi
Berat
8/15
Re shi
Vlorë
12/16
Re shi
Korçë
4/11
Re shi
Gjirokastër
7/15
Re shi
Sarandë
12/16
Re shi