Bota Celebrities

Caitlyn Jenner përjeton sulmet në Tel Aviv: “Ju lutem, lutuni”

Caitlyn Jenner është gjendur në qendër të një situate dramatike në Tel Aviv, teksa ndodhej atje për paradën e krenarisë.

Ish-atletja olimpike 75-vjeçare ndau me familjarët shqetësimin e saj, ndërsa raketat iraniane godisnin Izraelin në kundërpërgjigje ndaj një sulmi të mëparshëm izraelit ndaj centraleve bërthamore të Iranit.

Sipas raportimeve nga “Daily Mail”, Jenner u dërgonte vazhdimisht mesazhe të afërmve duke i siguruar se ishte mirë.

Ju lutem, lutuni. Jam mirë

-shkroi ajo nga një zonë e sigurt pranë hotelit ku qëndronte.

E pyetur nga familjarët nëse bombat ishin të zhurmshme, ajo u përgjigj thjesht:

Po

Pavarësisht situatës së tensionuar, Jenner arriti të ruajë qetësinë dhe madje u fotografua duke mbajtur një gotë verë të kuqe së bashku me influencuesin Regev Gur.

Ajo kishte shërbim telefonik gjatë gjithë valës së parë të sulmeve dhe u përpoq të menaxhonte frikën me gjakftohtësi.

Jenner kishte mbërritur në Tel Aviv për të kryesuar paradën e krenarisë që ishte planifikuar për të premten.

Gjatë qëndrimit të saj, ajo kishte vizituar disa nga pikat më simbolike të rajonit, përfshirë Kibbutz Be’eri, vendin e Festivalit Nova dhe Murin Perëndimor në Jerusalem.

Por për shkak të përshkallëzimit të situatës dhe mbylljes së aeroporteve, Jenner mbeti e bllokuar në qytet, pasi organizatorët u detyruan të anulonin paradën për arsye sigurie.