Bota

Trump po shqyrton mundësinë e zgjerimit të operacionit ushtarak në Iran!

Sipas burimeve të CNN-it, presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e zgjerimit të operacionit ushtarak.  Në mesin e opsioneve që po diskutohen, një operacion për marrjen e ishullit Kharg, qendra kryesore e eksporteve iraniane të naftës, si dhe bombardimi i komplekseve nëntokësore në malin Pickaxe, që besohet se lidhen me programin bërthamor të Iranit.

Në frontin diplomatik, Teherani ka deklaruar se do t’u përgjigjet “me vendosmëri” sulmeve amerikane dhe se aktualisht nuk ka në plan të zhvillojë negociata.

Por, kryenegociatori iranian la të hapur mundësinë e dialogut diplomatik, ndërsa zëvendëspresidenti amerikan JD Vance është shprehur se konflikti nuk mund të zgjidhet vetëm me mjete ushtarake.

Paralelisht, Amerika ka forcuar bllokadën detare në zonë. Ushtria amerikane njoftoi se ka ndaluar një cisternë bosh nafte që lundronte drejt ishullit Kharg dhe ka ridrejtuar dy anije tregtare të tjera.

Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit mbetet i kufizuar, me vetëm 13 anije tregtare që kanë kaluar përgjatë 24 orëve të fundit.