Showbiz

Capital T merr vendimin e papritur, shkëputet nga rrjetet sociale

Këngëtari shumë i dashur i publikut Capital T po shijon suksesin e albumit të tij më të ri “Skupture”, shumë hite të të cilit janë pjesë edhe të klasifikimit të 100 këngëve shqiptare.

Së fundmi, fansat janë habitur teksa kanë vënë re se reperi ka fshirë të gjitha postimet e tij në Instagram që më shumti kishin të bënin me promovimin e albumit të tij.

Tashmë postimet e tij janë 0 por askush nuk e di përse Capital T e mori këtë vendim. Zakonisht kjo është një ndër strategjitë e reja të artistëve për të promovuar projekte muzikore apo albumet por artisti sapo e kishte lançuar një të tillë.

Ai u zhduk nga Instagrami pa asnjë shpjegim dhe ndjekësit e zjarrtë të tij duan të dinë se çfarë po ndodh me këngëtarin e tyre të preferuar.