Reperja e njohur Cardi B ka folur hapur për ndërhyrjet e saj kozmetike, duke theksuar se vendimi për t’iu nënshtruar operacioneve plastike nuk ka pasur asnjë lidhje me pasigurinë personale.
Gjatë një interviste në podcastin “Call Her Daddy” të Alex Cooper, artistja 32-vjeçare sqaroi se shpesh është akuzuar se ndryshimet në pamjen e saj lidhen me ndjenja të pasigurisë, por ajo i hodhi poshtë këto pretendime.
Fitova para duke kërcyer lakuriq. Dua të them, fitova para falë pamjes sime, jo falë mendjes ose zërit tim
-tha Cardi B, duke iu referuar viteve kur punonte si striptiste.
Unë fitoja mijëra dollarë për shkak të pamjes time para operacioneve, para se të ndërronja dhëmbët, para hundës apo të pasmeve.
Ajo shtoi se ndryshimet trupore i sheh si një zgjedhje estetike, duke e krahasuar me ndërrimin e parukeve:
Është thjesht shumëllojshmëri. Kam shije të caktuara dhe më pëlqen një trup i caktuar. Nëse kam para dhe dua të ndryshoj diçka, pse të mos e bëj?
Cardi B theksoi gjithashtu se nuk është ndjerë kurrë e pasigurt me trupin e saj, por thjesht ka zgjedhur të investojë në pamjen sipas dëshirës dhe mundësive që ka.