Bota

“Cari i kufirit” i caktuar nga Trump, i pakënaqur me dëbimet e emigrantëve! Homan: Numrat janë të mirë, por…

Përgjegjësi i kufirit i Presidentit Donald Trump, Tom Homan, tha se nuk është i kënaqur me numrin e arrestimeve të bëra nga autoritetet e emigracionit në SHBA.

“Ka më shumë emigrantë kriminelë që duhet të arrestohen. Numrat janë të mirë, për mua, jo mjaftueshëm të mirë, ne duhet të kryejmë më shumë arrestime”, u tha Homan gazetarëve nga Shtëpia e Bardhë.

Homan dërgoi gjithashtu një mesazh të veçantë për “qytetet e shenjta”, të cilat quhen kështu sepse imigrantët në ato qytete nuk mund të dëbohen apo të dënohen, pavarësisht ligjeve federale të imigracionit.

LEXO EDHE: Papa Françesku: Propozimi i Trump për deportimin e emigrantëve, mund të shkaktojë një krizë të madhe

“Qytetet e shenjta do të marrin pikërisht atë që nuk duan, më shumë agjentë në lagjet e tyre dhe më shumë kriminelë do të arrestohen sepse na detyruan të ndërhyjmë në komunitetin e tyre”, paralajmëroi Homan.

Që nga marrja e detyrës, Trump dhe administrata e tij kanë shënjestruar qytetet e shenjta me urdhra ekzekutivë dhe veprime të agjencive të dizajnuara, për t’i bërë presion që të zbatojnë agjendën e tij të imigracionit.

LEXO EDHE: Raporti i Transparency International “trondit” vendet evropiane: Korrupsioni po përkeqësohet në të gjithë BE-në

Qytete të tilla si San Francisko në Kalifornia dhe Portland në Oregon tashmë e kanë paditur administratën Trump, duke pretenduar se ka kërcënuar dhe synuar në mënyrë të paligjshme juridiksionet e tyre, sipas CNN.