Showbiz

Cassie rrëfen në gjyq! Diddy e ka kërcënuar me video intime dhe e ka qëlluar në kokë?

Këngëtarja Cassie Ventura ka dhënë dëshmi tronditëse në gjykatë, ku rrëfeu se në vitin 2011, Diddy u tërbua kur zbuloi se ajo po frekuentonte reperin Kid Cudi, duke e kërcënuar me një hapëse vere dhe duke i premtuar se do publikonte video intime të saj si hakmarrje.

Sipas Cassie, Diddy e kuptoi lidhjen e saj me Kid Cudi pasi gjeti një email në telefonin e saj gjatë një “freak-off” – një lloj feste me përmbajtje seksuale.

Ai e kishte zbuluar se ajo kishte marrë çantën e tualetit për tek shtëpia e Cudit dhe menjëherë kishte reaguar agresivisht.

Cassie rrëfeu se u largua nga Diddy dhe shkoi në shtëpinë e Kid Cudit, duke përdorur një telefon të fshehtë dhe komunikuar me ndihmësen e Diddy-t, Capricorn Clark.

Më pas, kur u kthye në shtëpinë ku ndodhej Diddy, ai i tha se do publikonte video seksuale të saj, përfshirë një më datë 25 dhjetor, për ta lënduar atë dhe Cudin.

Këngëtarja tha se Diddy e goditi me shqelm në shpinë, duke i shkaktuar një mavijosje. Ajo u kthye në hotel, por dhoma ishte shkatërruar dhe dikush kishte urinuar në dysheme e kishte lënë jashtë nevojën në tualet.

Cassie tregoi se i kishte shkruar nënës dhe Capricorn Clark një email gjatë një fluturimi, duke i paralajmëruar për publikimin e mundshëm të videove.

Në gjykatë u prezantuan fotografi që tregonin dëmtimet në trupin e saj, të bëra nga e ëma në Connecticut.

Cassie rrëfeu se megjithëse i kishte thënë nënës se ishte hera e parë që Diddy e kishte dhunuar, në fakt dhuna kishte nisur vite më parë.

Ajo kujtoi edhe incidentin e parë në vitin 2007, kur Diddy e kishte rrahur në një makinë pasi ajo kishte reaguar me indiferencë kur e pa atë duke flirtuar në një restorant.

Ai e kishte qëlluar në kokë dhe e kishte hedhur në dyshemenë e makinës përpara shoferit dhe truprojës.

Në një rast tjetër, Cassie tha se kishte reaguar fizikisht ndaj Diddy pasi ai e kishte ofenduar me fjalë si “kurvë”.

Ajo tregoi se Diddy u egërsua dhe e shtypi fytyrën e saj me këmbë disa herë, duke i shkaktuar fryrje dhe të vjella.

Ai më pas e kishte strehuar në një hotel për një javë, duke mos lejuar askënd përveç stilistes së saj ta shihte, dhe i kishte thënë të mos dilte fare nga aty.

Avokatët e Diddy-t kanë pretenduar se dhuna ishte e pranishme nga të dyja palët në marrëdhënie, por dëshmia e Cassie ka tronditur opinionin publik, duke nxjerrë në dritë një histori të errët abuzimi që ka zgjatur për vite me radhë.