Gjatë nëntë muajve të shtatzënisë trupi pëson ndryshime të mëdha për t’i krijuar kushte optimale zhvillimit të foshnjës. Megjithatë, pas lindjes së një fëmije, veçanërisht pas lindjes natyrale, shumë gra zhvillojnë hemorroide. Simptomat përfshijnë dhimbje, kruajtje rektale, gjakderdhje pas lëvizjes së zorrëve ose një zonë të fryrë rreth anusit. Por si t’i përballoni këto dhimbje dhe simptoma bezdisëse? Një nga mënyrat është të zhyteni në legen me ujë të ngrohtë. Kjo do të ndihmojë që hemorroidet të tkurren. Bëjeni këtë dy deri në katër herë në ditë.
Uluni në një jastëk për të lehtësuar presionin në rektum. Gjithashtu ulja në një karrige lëkundëse ose në pjerrësi mund të jetë më komode se ulja në karrige të drejtë. Kremrat dhe pomadat për hemorroidet janë të disponueshme pa recetë dhe mund të sjellin lehtësim afatshkurtër. Mjeku mund të rekomandojë një markë që është më e mira për ju. Rritni fibrat dietike dhe marrjen e lëngjeve. Kjo do të ndihmojë në parandalimin e kapsllëkut. Pirja e ujit shtesë do t’ju ndihmojë gjithashtu.
Ndërkaq, shumica e grave shtatzënave gërhasin. Nuk dihet saktësisht se sa është e përhapur, por shtatzënat më shpesh gërhasin në tremujorin e tretë të shtatzënisë. Por, përse ndodh kjo?! Mukoza e hundës është më e fryrë për shkak të nivelit të lartë të estrogjenit në trupin tuaj. Mund të gërhisni edhe nëse ju janë zënë hundët për shkaqe tjera si për shembull alergjia ose gripi. Problemet me gjumin dhe gërhitja do të jetë më e theksuar nëse shtoni shumë peshë gjatë shtatzënisë. Kjo ndodhë për shkak të sasisë së shtuar të indit në qafë dhe fyt.