Lajmet e fundit

Çeki, rrëzohet helikopteri, 4 të vdekur

Katër persona humbën jetën nga rrëzimi i një helikopteri në pjesën perëndimore të Çekisë. Viktimat nuk janë identifikuar akoma, por nga të dhënat e para dyshohet se bëhet fjalë për turistë. Helikopteri u rrëzua në çatinë e një fabrike në zonën industriale në Pëlzen.