Forca e Sigurisë së Kosovës pritet të hapë konkurs për plotësimin e vendeve të lëna bosh nga pjesëtarët e dorëhequr serbë. Zëvendësministri i FSK-së, Agim Çeku bëri të ditur se këto vende do të plotësohen po me pjesëtarë të komunitetit serb. Çeku konfirmoi se mes tyre ka një interesim të madh për të qenë pjesë e Forcës së Sigurisë.