CEO i Apple, Tim Cook thotë se ndoshta ka ardhur koha të ndalojmë scroll-in e pafund në telefon. “Nuk dua që njerëzit ta përdorin shumë,” tha ai, duke paralajmëruar se sa lehtë mund të ngecësh duke bërë “scroll pafund” në vend që të jesh i pranishëm. Ai gjithashtu shtoi: “Nuk dua që njerëzit të shikojnë më shumë në smartphone sesa në sytë e dikujt tjetër,” duke nxitur rikthimin e lidhjes me jetën reale. “Kjo nuk është mënyra si dëshiron të kalosh ditën tënde. Dil jashtë dhe shijoje natyrën.”
Ndërsa CEO i Apple, Tim Cook mori një pagë bazë prej 3 milionë dollarësh në vitin 2024 për të tretin vit radhazi, ekzekutivi gjithashtu fitoi shpërblime dhe kompensime të tjera që e çuan pagën e tij totale në rreth 74.6 milionë dollarë vitin e kaluar. Për Cook, kjo përfaqëson një rritje prej 18% nga viti i kaluar. Ndryshe, për të gjithë vitin fiskal 2024, Apple mori pak më pak se 295 miliardë dollarë, që ishte një rënie e lehtë nga 2023.
Fitimet neto të kompanisë gjithashtu ranë nga 97 miliardë dollarë në vitin fiskal 2023 në 93.74 miliardë dollarë në 2024. Nën udhëheqjen e Cook, Apple raportoi një rritje të vogël në shitjet fiskale të iPhone, të cilat u rritën për 0,2% në 201.18 miliardë dollarë. Gjithashtu, aksionet e kompanisë u rritën gjatë vitit nga 191,59 dollarë në 250,42 dollarë. Bëhet e ditur se përveç raportimit të pagës së Cook për vitin 2024, tre drejtues të tjerë të Apple morën secili të njëjtin kompensim.