Pas më shumë se një dekade në krye të një prej kompanive më të fuqishme në botë, Tim Cook raportohet se po largohet nga pozicioni i CEO-s së Apple, duke shënuar fundin e një epoke të rëndësishme për gjigantin teknologjik. Cook mori drejtimin e Apple në vitin 2011, pas largimit të legjendës Steve Jobs dhe gjatë udhëheqjes së tij kompania njohu një rritje të jashtëzakonshme financiare dhe zgjerim global. Nën drejtimin e tij, Apple u bë kompania e parë në histori që arriti vlerën prej 3 trilion dollarësh në treg.
Cook ka thënë së fundmi se ndoshta ka ardhur koha të ndalojmë scroll-in e pafund në telefon. “Nuk dua që njerëzit ta përdorin shumë,” tha ai, duke paralajmëruar se sa lehtë mund të ngecësh duke bërë “scroll pafund” në vend që të jesh i pranishëm. Ai gjithashtu shtoi: “Nuk dua që njerëzit të shikojnë më shumë në smartphone sesa në sytë e dikujt tjetër,” duke nxitur rikthimin e lidhjes me jetën reale. “Kjo nuk është mënyra si dëshiron të kalosh ditën tënde. Dil jashtë dhe shijoje natyrën.”
Ndërsa CEO i Apple mori një pagë bazë prej 3 milionë dollarësh në vitin 2024 për të tretin vit radhazi, ekzekutivi gjithashtu fitoi shpërblime dhe kompensime të tjera që e çuan pagën e tij totale në rreth 74.6 milionë dollarë vitin e kaluar. Për Cook, kjo përfaqëson një rritje prej 18% nga viti i kaluar. Ndryshe, për të gjithë vitin fiskal 2024, Apple mori pak më pak se 295 miliardë dollarë, që ishte një rënie e lehtë nga 2023.