Gossip Showbiz

Çështja Lively-Baldoni, cili ishte vendimi i gjykatës?

Blake Lively ka arritur një fitore në çështjen e saj ligjore kundër aktorit Justin Baldoni, pasi gjykatësi ka vendosur një urdhër mbrojtës që do të parandalojë publikimin e informacionit të ndjeshëm, përfshirë të dhënat mjekësore dhe marrëveshjet financiare për projekte të ardhshme. Gjykatësi arriti në përfundimin se standardi i gjykatës nuk ishte i mjaftueshëm për nevojat e çështjes, duke marrë parasysh natyrën e saj të ndjeshme dhe të profilit të lartë.

Gjykatësi theksoi se zbulimi i këtyre informacioneve do të mund të nxirrte “informacion konfidencial dhe sensitiv biznesi e personal” dhe se kjo do të rrezikonte sigurinë e individëve të përfshirë. Pjesa e të dhënave që lidhen me mjekësinë, sigurinë dhe marrëveshjet financiare do të trajtohen vetëm nga avokatët dhe nuk do të bëhen publike.

Megjithatë, për shkak të natyrës së çështjes, e cila përfshin akuza për ngacmim seksual, gjykatësi paralajmëroi se disa informacione shumë personale mund të jetë e vështirë t’i mbrohen dhe do të jenë më të vështira për t’u mbajtur private.

Avokatët e Blake Lively thanë për CNN se gjykatësi ka marrë masat e duhura për të siguruar që informacionet të menaxhohen pa rrezikuar sigurinë e individëve të përfshirë.

Ata shtuan se pas ngritjes së padisë në dhjetor 2024, Lively dhe të tjerë kanë përjetuar “komunikime dhunuese, ofenduese, seksiste dhe kërcënuese” online, përfshirë postime të imazheve pornografike në Instagram-in e aktores.

Për shkak të këtij ngacmimi dhe rrjedhjes së informacionit të ndjeshëm lidhur me fëmijët e çiftit, ekipi ligjor i Lively ka kërkuar forcimin e urdhrit mbrojtës.

Nga ana tjetër, avokatët e Justin Baldoni u kundërpërgjigjën duke argumentuar se mbrojtja standarde ishte e mjaftueshme dhe se kërkesat për kufizime shtesë ishin vetëm një përpjekje për të mbrojtur imazhin e Lively.