Aktualitet

Çështja “Vol-Vo 4”, gjykata lë në “arrest shtëpie” ish-deputetin Ndoka

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka u paraqit sot në Gjykatën për Krimet e Rënda në Tiranë, ku ka kërkuar revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, dhënë gjatë hetimeve për çështjen “Vol-Vo 4”. Ai u prangos gjatë operacionit “Vol-vo 4” në tetor të vitit 2018, së bashku me ish Kreun e Burgjeve Arben Çuko. Ndoka akuzohet për “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”, ndërsa Çuko, për “korrupsion”.