Kreatina është një substancë natyrale që trupi ynë prodhon për të ndihmuar në furnizimin e muskujve me energji.
Gjendet edhe në ushqime si mishi dhe peshku, por përdoret shpesh si suplement për të rritur performancën sportive.
Më së shpeshti merret në formë pluhuri. Mund të fillohet me një fazë “ngarkese” (20 gramë/ditë për një javë) dhe më pas një fazë mirëmbajtjeje (3-5 gramë/ditë).
Mund të merret edhe direkt me dozë të vogël çdo ditë pa fazë ngarkese.
Cilat janë përfitimet?
– Shton fuqinë dhe qëndrueshmërinë muskulore
– Ndihmon në ndërtimin e masës muskulore
– Mund të përmirësojë funksionin e trurit
– Përshpejton rikuperimin pas ushtrimeve të rënda
Ka efekte anësore?
Po, në disa raste: shtim peshe nga uji, fryrje, shqetësime në stomak dhe potencialisht stres mbi veshkat te persona me probleme shëndetësore.
Përdorni kreatinë monohidrat cilësore, mos e teproni me dozën dhe pini shumë ujë. Konsultohuni me mjekun nëse keni ndonjë problem shëndetësor para se ta nisni.