Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.
Butrinti para 1 muaj lansoj projektin e tij të ri muzikor, i cili titullohet “Lejla” e duket se menjëherë është pëlqyer shumë nga publiku. Mesa duket artisti ka gati një projekt të ri muzikor, pasi vetëm pak më parë ka postuar një foto nga xhirimet e klipit të këngës dhe ka shkruar se kanë përfunduar. Mesa duket vet⌂m shumë pak ditë na ndajnë nga publikimi i këngës së tij të re.

Butrinti nuk para poston foto ose video nga jeta e tij e përditshme, por ditën e sotme Butrinti ka ndarë me ne një moment nga jeta dhe sakrificat e tij si artist. Një prej miqëve të tij ka postuar një video, ku duket Butrinti të cilin e ka zënë gjumi të shtrirë në stolat e aeroportit, pasi është duke udhëtuar për koncertet e tij dhe këtë video Butrinti e ka ripostuar në Instagramin e tij.
Dihet që verën që kaloj të gjithë artistët e pëlqyer nga publiku kanë pasur një numër të lartë koncertesh, ku edhe fitimet kanë qenë të mëdha. Një ndër ta është edhe Butrinti, i cili mesa duket ka zgjedhur se ku do ti shpenzoj paratë e tij. Vetëm pak më parë këngëtari na ka treguar me anë të disa postimeve në Instastory blerjen e tij të fundit, ku ka harxhuar ‘një mal me para’ për makinën luksoze të markës Rolls Roys, një nga makinat më të kushtueshme në treg.