Celebrities Gossip Showbiz

Mund të jetë një ndër njerëzit më të pasur në botë por Bill Gates mban orë dore që kushton vetëm 62 euro!

Pavarësisht se është një nga njerëzit më të pasur në planet, Bill Gates shpesh mban ora që nuk bëjnë pjesë në kategorinë e luksit, të paktën jo për nga çmimi. Shumica e orëve që mban bashkëthemeluesi i kompanisë Microsoft kanë një dizajn të thjeshtë dhe nuk kushtojnë shumë dhe një nga këto modele është Casio Duro MDV106-1AV 200M. Bëhet fjalë për një model që dallohet për thjeshtësinë dhe qëndrueshmërinë e tij. Ka dalë në treg në vitin 2013 dhe çmimi i tij është vetëm 70 dollarë (rreth 62 euro), sipas faqes zyrtare të markës Casio.

Është një orë e besueshme me kuti prej çeliku inox. Ka një kornizë rrotulluese për zhytje, në stilin e dhëmbëzave dhe ekran analog me tre akrepa. Shifra e zezë përmban indekse të ndryshme, akrepa dhe një dritare për datën, të gjitha me thekse ndriçuese. Ora vjen me rrip gome që është i rehatshëm për t’u mbajtur dhe siç tregon edhe emri i saj, ofron rezistencë ndaj ujit deri në 200 metra thellësi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUXURY SPOTTERS (@luxury.spotters)

Bill Gates premtoi së fundmi se do ta dhurojë pothuajse të gjithë pasurinë e tij personale gjatë dy dekadave të ardhshme. Siç tha, rreth 200 miliardë dollarë do të shkojnë për më të varfrit e botës përmes fondacionit të tij, në një kohë kur qeveritë në mbarë botën po shkurtojnë ndihmën ndërkombëtare. Filantropi 69-vjeçar dhe bashkëthemeluesi i Microsoft-it tha se po përshpejton planet për të ndarë pasurinë dhe për ta mbyllur Fondacionin Gates më 31 dhjetor 2045.

“Njerëzit do të thonë shumë gjëra për mua kur të vdes, por jam i vendosur që ‘vdiq i pasur’ të mos jetë njëra prej tyre”-shkroi Gates në një postim në faqen e tij të internetit. “Ka shumë probleme urgjente që duhen zgjidhur për të mbajtur burime që mund të ndihmojnë njerëzit”-theksoi ai. Në një kritikë të tërthortë ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, për shkurtimet në ndihmën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, donatori më i madh në botë Gates tha se dëshiron të ndihmojë në parandalimin e vdekjeve të foshnjave, fëmijëve dhe nënave nga shkaqe të shmangshme, të luftojë sëmundje si poliomieliti, malaria dhe fruthi, dhe të reduktojë varfërinë.