BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities

Çfarë ka ndodhur mes Jozit dhe Aldos?! Përballja kokë më kokë mes tyre në “BBV – Live nga shtëpia”…

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV4” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” vijnë me një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Shumë surpriza e të pathëna janë të rezervuara për ju! Banorët tuaj të preferuar do të na rrëfejnë gjithçka në emisionin e tyre radiofonik në Top Albania Radio… Në këtë pjesë të “BBV – Live nga shtëpia” moderatorë ishin Laerti dhe Rozana me të ftuar Aldon dhe Jozin.

Rozana: Ju sa miq ndiheni në lojë?

Jozi: Jashtë nuk njiheshim. Aldo u zgju një ditë më doli mua kundër, u bë me Gertën. Aldo më doli kundër pa asnjë arsye.

Aldo: Unë shoh Jozin që këtij njeriu i bën një rreng, Gertës, mua më tha kam edhe për ty disa rezerva. Thashë ky djali paska ardhur me disa rezerva

Laert: E ke ndihmuar Gertën të dalë në prime…