Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Çfarë mendimi ka për lidhjen me Loredanën? Babai i Jozit ka dy fjalë për prindërit e banores…

Babai i Jozit, Pjetër Marku, ka komentuar së fundmi lojën e djalit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Zoti Marku fillimisht është shprehur se loja e parë e Jozit ka qenë e ashpër dhe e gabuar, por me rikthimin në shtëpi ka treguar Jozin e vërtetë. Gjithashtu ai ka komentuar edhe debatet e banorit me Rozanën dhe Gjestin.

Babai i banorit ka folur edhe për raportin e Jozit me Loredanën. Sipas tij, dy banorët kanë ndjenja për njëri-tjetrin.

Mesazhi i plotë i tij:

Përshëndetje Heidi!

Ju falenderoj përzemërsisht për ftesën. Në pamundësi për të dalë në ekran po ju dërgoj komentin tim pas kërkesës suaj për djalin tim Jozi. Me rikthimin e tij ai po tregon veten e tij të vërtetë. Loja e tij herën e parë ishte e ashpër dhe e gabuar. 

Më kanë mbetur merak debatet e tij me Rozanën dhe situata me Gjestin, sepse doli në një kontekst të gabuar dhe na shqetësoi shumë. 

Na pëlqejnë gricjet dhe shakatë që ka Jozi me Gjestin sepse i japin frymë shtëpisë. Përsa i përket Loredanës, ne mbështesim zgjedhjet e djalit tonë, por ne duam që ai të luajë lojën e tij. 

Do të doja të shikoja Jozin si lojtar dhe flirtet ndodhin dhe shkojnë në varësi të situatave brenda në shtëpi. Ata kanë ndjenja për njëri-tjetrin dhe ne s’jemi aspak kundër që të njihen jashtë.

Për sa i përket prindërve të Loredanës, në i mirëkuptojmë për shqetësimet e mëparshme. Di të them që Jozi na ka bërë krenarë. Këshilla ime për të ka qenë ta shijojë ‘Big Brother’, pavarësisht si interpretohen gjërat.

Ju përshëndes!