Robbie Williams ka prekur zemrat e publikut me një rrëfim të sinqertë për vajzën e tij 13-vjeçare, Teddy, duke zbuluar një mesazh tronditës që ajo i dërgoi në orët e para të mëngjesit, i mbushur me frikë dhe pasiguri për të ardhmen e saj.
Gjatë një interviste në emisionin Scott Mills’ BBC Radio 2 Breakfast Show, këngëtari 51-vjeçar foli hapur për sfidat e prindërimit dhe presionin që fama mund t’u imponojë fëmijëve të artistëve të njohur.
Robbie, i cili e ka Teddy-n me bashkëshorten Ayda Field, pranoi se vajza e tij është “e dëshpëruar për famë”, por njëkohësisht shumë e ndjeshme emocionalisht.
Ma dërgoi një mesazh në orën 2:06 të mëngjesit. Shkruante: ‘Babi, po sikur të mos jem këngëtare? Është frika ime më e madhe të mos jem këngëtare… Po sikur të jem asgjë?’

Reagimi në studio ishte i menjëhershëm, ndërsa Scott Mills u shpreh me dhembshuri:
Oh, Teddy…
Robbie, me humorin e tij karakteristik, shtoi me shaka:
I thashë: ‘Zemër, je nepo baby, do jesh mirë’
-por më pas e pranoi se pas batutës fshihet një shqetësim real.
Gjithçka që më tremb është ndjeshmëria e saj
-tha këngëtari.
Unë vetë jam tepër i ndjeshëm, por ajo është edhe më shumë. Jam i shqetësuar për fjalët, për njerëzit e këqij dhe për mënyrën si bota mund ta lëndojë.
Robbie krahasoi ambicien e Teddy-t me të tijën në fëmijëri, duke kujtuar se edhe ai ëndërronte me ngulm të ishte pjesë e botës së famës. Megjithatë, ai theksoi se ndryshe nga ai, vajza e tij ka më shumë mundësi dhe zgjedhje.
Për mua ishte ose kjo, ose të punoja në supermarket. Për Teddy-n ka alternativa. Unë mund ta udhëheq profesionalisht, por pjesa tjetër e kësaj bote… ajo është ajo që më shqetëson
-u shpreh ai.
Pavarësisht frikërave, Robbie e përshkroi jetën artistike si “një profesion të mrekullueshëm” dhe u shpreh mirënjohës për fatin që ka pasur.
Rrëfimi i tij vjen pak kohë pasi Teddy bëri debutimin e saj në aktrim në filmin Tinsel Town, duke u shfaqur në tapetin e kuq krah prindërve të saj, një hap i parë drejt një bote që ajo e dëshiron me gjithë zemër, por që e frikëson po aq shumë.