Aktualitet Sport

Champions League/ Mësohen sot katër çerekfinalet, spikat derbi Atletico – Real Madrid!

UEFA Champions League vijon mbrëmjen e sotme me katër ndeshjet e kthimit për fazën e 1/8. Sot do mësohen edhe katër çiftet çerekfinaliste, ndërsa priten përballje të forta.

Gjithçka nis në orën 18:45 me Lille – Dortmund. Ndeshja e parë mes tyre në Gjermani u mbyll 1-1 dhe gara për më tej është e hapur. Në orën 21:00 Arsenali pret miqtë e PSV Eindhoven. Anglezët janë tanimë në fazën tjetër pasi fituan në Holandë 1-7. Në Birmingham Aston Villa që fitoi 3-1 ndeshjen e parë kundër Club Brugge ka shanse për më tej.

Vëmendja do jetë padyshim te derbi i Madridit mes Atleticos dhe Realit. “Galaktikët” fituan 2-1 në ndeshjen e parë, por sfida mbetet e hapur. Fituesi i këtij çifti do ndeshet me atë të Arsenal – PSV.

Champions League, faza e 1/8 – Ndeshjet e kthimit:

E martë, 11 mars 2025

18:45 Barcelona 3-1 Benfica (1-0)

21:00

Bayer Leverkusen 0-2 Bayern Munich (0-3)

Inter 2-1 Feyenoord (2-0)

Liverpool 0-1 PSG (1-0) / 1-4 pas penalltive

E mërkurë, 12 mars 2025

18:45 Lille – Dortmund (1-1)

21:00

Arsenal – PSV (7-1)

Aston Villa – Club Brugge (3-1)

Atletico Madrid – Real Madrid (1-2)

*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para