Sport

Champions League/ Mësohen katër ndeshjet çerekfinale, datat dhe oraret e sfidave!

Kompeticioni më i rëndësishëm për klubet e futbollit në Evropë, Champions League, mësoi të mërkurën katër çiftet çerekfinale. Pas ndeshjeve të turit të 1/8-ave është koha për katër duelet që do mbajnë mbërthyer tifozët para ekranit.

Ndeshjet çerekfinale do jenë Sporting Lisbonë vs Arsenal, PSG vs Liverpool, Real Madrid vs Bayern Munich dhe Barcelona vs Atletico Madrid.

Më 7 prill do luhen ndeshjet Sporting Lisbone vs Arsenal dhe Real Madrid vs Bayern Munich. Më 8 prill do luhen sfidat Barcelona vs Atletico Madrid dhe PSG vs Liverpool. Ndeshjet e kthimit mes këtyre çifteve do luhen më 14 dhe 15 prill.

Champions League, faza çerekfinale:

7 prill 2026

Sporting Lisbone vs Arsenal
Real Madrid vs Bayern Munich

8 prill 2026

Barcelona vs Atletico Madrid
PSG vs Liverpool

Ndeshjet e kthimit

14 prill 2026

Atletico Madrid vs Barcelona
Liverpool vs PSG

15 prill 2026

Arsenal vs Sporting Lisbone
Bayern Munich vs Real Madrid

LEXO EDHE: Lewandowski thyen rekordin e Messit dhe Pippo Inzaghit në Champions League!

Superkompjuteri i OPTA-s (analiza e statistikave) ka mbështetur Arsenalin për të vazhduar më tej dhe për të fituar titullin e parë të Champions League, me një shans prej 29.95%. Bayern Munich është në vendin e dytë me 18.02%.

Përveç Arsenalit dhe Bayern Munich, dy ekipet e tjera që parashikohet të kualifikohen për në gjysmëfinale janë Barcelona dhe Paris Saint Germain. Barcelona ka 14.74% shanse për ta fituar të gjithë garën, ndërsa PSG-së i është dhënë 12.15% shanse për ta fituar atë për të dytin vit radhazi.

LEXO EDHE: Disfata me PSG-në, ylli i Chelseat paralajmëron largimin nga “Blutë”: Nuk e di ç’do të ndodhë pas Botërorit!