Tech Top Tech - News

ChatGPT të dëgjon pyetjen që ke…pastaj të shet diçka? Risia e re nga Open AI do t’ju habisë…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Po sikur ChatGPT të të dëgjojë pyetjen që ke… dhe pastaj të të shesë diçka?

Po, kjo po ndodh. OpenAI ka konfirmuar se po teston reklama të targetuara brenda ChatGPT. Fillimisht në SHBA, për përdoruesit falas dhe për paketën Go. Pra, po flet për dietë… dhe poshtë shfaqet reklamë për pizza. Timing perfekt.

Problemi real është i qartë: OpenAI duhet të bëjë para. Me një vlerësim rreth 500 miliardë dollarë, “faleminderit që jeni përdorues” nuk mjafton më. Dhe po, janë reklama të lidhura me bisedën që po bën. Jo rastësore. Inteligjente. Paksa të frikshme.

Si funksionon? Reklamat do shfaqen në fund të bisedës, jo në mes të përgjigjeve. OpenAI thotë se përgjigjet nuk ndikohen nga reklamat.

Pra, ChatGPT nuk do të të thotë “bli këtë”. Të paktën jo drejtpërdrejt. Përdoruesit mund t’i mbyllin reklamat, të shohin pse po u shfaqen dhe madje të çaktivizojnë personalizimin. Dhe jo, përdoruesit nën 18 vjeç nuk do shohin reklama.

Planet Plus, Pro, Business dhe Enterprise? Pa reklama. Pra mesazhi është i qartë: ose shikon reklama, ose paguan. Zgjidh vetë.