Ikona e muzikës pop, Cher, ka bërë bujë vitet e fundit jo vetëm për talentin dhe stilin e saj unik, por edhe për marrëdhëniet e saj romantike me burra shumë më të rinj në moshë.
Në një intervistë të dhënë, në emisionin “The Jennifer Hudson Show”, këngëtarja e hitit “Believe” tregoi arsyen pse ka refuzuar një takim me legjendën Elvis Presley:
Isha nervoze. Nuk ishte se njerëzit përreth tij ishin të këqij, thjesht më trembte reputacioni i tij.
Cher pranoi se, pavarësisht figurës së saj të fuqishme publike, në jetën private është e ndrojtur me burrat. Prandaj, marrëdhëniet me burra më të rinj e ndihmojnë të ndihet më e lirshme dhe më e sigurt.
Jam shumë e ndrojtur kur nuk jam në punë, sidomos kur jam me burra. Arsyeja pse dal me burra më të rinj është se ata të moshës sime – ose tashmë janë të vdekur – ose kanë qenë gjithmonë shumë të frikësuar të më afrohen. Vetëm të rinjtë guxonin…
Kur Jennifer Hudson sugjeroi se burrat e rinj janë më “të guximshëm”, Cher u përgjigj me ironi:
Po, sepse janë rritur nga gra si unë!
Aktualisht, 77-vjeçarja është në një lidhje me producentin muzikor Alexander “AE” Edwards, i cili është 38 vjeç. Diferenca prej afro 40 vitesh nuk ka qenë aspak pengesë për romancën e tyre.
E ftuar më parë në “The Kelly Clarkson Show” në vitin 2022, Cher kishte thënë për lidhjen me Edwards:
Në letër duket absurde, por në realitet shkojmë shumë mirë. Ai është fantastik. Nuk i jap burrave cilësi që nuk i meritojnë.