Cher ka zbuluar së fundmi, detaje për marrëdhënien e saj dyvjeçare me Gene Simmons, basistin e grupit KISS, në ‘kujtimet’ e saj, “Cher: The Memoir, Part One”.
Këngëtarja, 78 vjeçare, kishte një lidhje me Simmons nga viti 1977 deri në vitin 1979, dhe në libër, ajo zbulon se muzikanti 75-vjeçar i shprehu dashurinë pas vetëm një takimi.
Cher shpjegon se ata u takuan për herë të parë kur ajo u ftuar në një event për ish-presidentin Gerald Ford, e organizuar nga Neil Bogart, kreu i kompanisë muzikore.
Kur ajo u prezantua me Simmons, Cher e ngatërroi atë me aktoren britanike Jean Simmons, duke krijuar një situatë mjaft të sikletshme. Megjithatë, pas këtij takimi të parë, Cher thotë se ai la një përshtypje të thellë tek ajo.

Pas këtij takimi, Simmons e shoqëroi Cher deri në shtëpi dhe i solli disa produkte me logon e grupit KISS për djalin e saj, Chaz Bono.
Më pas, ata shkuan për një tjetër takim në një koncert të grupit “Tubes”, ku ai e ngacmoi Cher-in dhe mikeshën e saj.
Të nesërmen, Simmons e telefonoi Cher-in për t’u “kërkuar falje”, por ajo i tha se as ajo dhe as mikesha e saj nuk kishin interesa romantike për të.
Megjithatë, pas një udhëtimi të tij në Japoni, Simmons i telefonoi Cher-it dhe i shkaktoi një faturë telefonike prej 2,800 dollarësh për bisedat e gjatë që kishin. Cher shkruan se:
Aty ai shpalli se më donte… Ne nuk ishim puthur ende. Ishim takuar vetëm një herë para se ai të shkonte. Çfarë po ndodh me këta burra?
Pas ndarjes nga Gregg Allman, Cher filloi të takonte Simmons, dhe ata flisnin hapur për marrëdhënien e tyre në një intervistë me “PEOPLE”.
Cher e përshkroi lidhjen si “më të mirën që kam pasur ndonjëherë me një njeri”, por theksoi se ata nuk ishin plotësisht monogamë.
Po kaloj një fazë shumë të lirshme tani…Mendoj se kam një qëndrim shumë mashkullor për takimet… Gene mund të kalonte kohë me një grua tjetër dhe të qëndronte natën, por ai dëshironte që ajo të ikte në mëngjes për të vazhduar ditën e tij.
Cher shpjegoi se megjithatë, ajo takonte burra të tjerë “për shoqëri”, por theksoi se:
Gene është i vetmi që më pëlqen vërtet. Të gjitha lidhjet e mia janë serioze. Unë nuk luaj me këto gjëra.

Për marrëdhënien e tyre, Simmons tha për “PEOPLE”:
Jam i çmendur pas Cher-it, i çmendur për të. Ajo është dashuria ime e parë. Cher është një shpirt e pastër që nuk ka bërë kurrë ndonjë gjë të keqe për askënd.
Megjithatë, ndonëse ata ishin të dashuruar, marrëdhënia përfundoi kur Simmons e la Cher-in për një tjetër artiste të njohur, Diana Ross.