Mundësi Chermen Valiev, i cili përfaqëson Shqipërinë, ka fituar medalje të artë në kampionatin evropian që po mbahet në Sllovaki.
Medalisti olimpik i Shqipërisë mposhti në finale 4-2 rusin Zaurbek Sidakov, i cili garonte me flamurin neutral.
Valiev e mori finalen e 74 kg me shifrat 4-2, duke i dhuruar Shqipërisë një tjetër medalje të rëndësishme në këtë sport, ndërsa më herët edhe Abakarov, po në Bratislavë, fitoi medalje të bronztë për Shqipërinë por në kategorinë 61 kg.
Kampioni i parë i botës për Shqipërinë, e filloi Europianin, duke kaluar me sukses kualifikueset, teksa mundi 10-0 zviceranin Nils Leutert. Më pas në çerekfinale, Abakarov fitoi 6-2 kundër azerit Nuraddin Novruzov. 31- vjeçari kuqezi u përball në gjysmëfinale me armenin Arsen Harutyunyan, ku u mund me rezultatin 5-2, megjithatë sot të ketë një tjetër shans në ripeshkim për medaljen e bronzit, me duelet që do të zhvilluan në hapësirën mes orës 10:30-14:30.
Ndërkohë për shkak të gjendjeje gripale, Islam Dudaev nuk konkurroi në Kampionatin Europian. Kështu edhe një herë tjetër, me natyralizimet nga Rusia, mundja vijon të konfirmohet si sporti me rezultatet më të larta për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.