Lifestyle

Cila është bima që sjell qetësi, lumturi dhe energji pozitive në shtëpi?

Një nga bimët që sjell jo vetëm bukuri, por edhe energji pozitive në shtëpi është jasemini. Përveç aromës së mrekullueshme, kjo bimë është e njohur për efektet e saj qetësuese dhe aftësinë për të përmirësuar shëndetin mendor.

Sipas një studimi të Universitetit Ruhr në Gjermani, aroma e jaseminit ndikon drejtpërdrejt në trurin e njeriut duke rritur aktivitetin e substancës GABA – e cila është përgjegjëse për ndjenjën e qetësisë dhe relaksimit.

Ky zbulim, i publikuar në “Journal of Biological Chemistry”, tregon se efekti i jaseminit mund të jetë deri në pesë herë më i fuqishëm se ai i disa barnave kundër ankthit.

Hulumtime të tjera të botuara në “International Journal of Neuroscience” kanë konfirmuar se spërkatja e aromës së jaseminit në dhomë ndihmon në përmirësimin e gjumit, zvogëlimin e stresit dhe përqendrimit më të mirë gjatë ditës.

Vaji esencial i jaseminit përdoret gjerësisht në aromaterapi për të nxitur prodhimin e serotoninës dhe endorfinave – hormonëve të lumturisë.

Për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë mbajtjen e jaseminit në dhomën e gjumit, pasi ndihmon në krijimin e një atmosfere të qetë, harmonike dhe pozitive.

Në kulturat lindore dhe sipas praktikave të feng shui, jasmini konsiderohet simbol i dashurisë, harmonisë dhe fatit të mirë. Ndërsa studimi i NASA Clean Air Study ka vërtetuar se kjo bimë ndihmon edhe në pastrimin e ajrit nga toksinat, duke përmirësuar cilësinë e frymëmarrjes në ambientet e mbyllura.

Ekspertët theksojnë se mbajtja e një bime jasemini në shtëpi është një mënyrë natyrale për të ulur stresin, për të fjetur më mirë dhe për të përmirësuar mirëqenien e përgjithshme.