Gossip

Cila është këshilla që i ndryshoi jetën George Clooney-t dhe nga kush?

Përpara se George Clooney të bëhej një nga emrat më të mëdhenj të Hollywood-it, ai mori një këshillë që do ta shoqëronte për dekada, nga vetë legjenda Paul Newman.

Takimi i tyre i parë ndodhi gjatë xhirimeve të filmit “Message in a Bottle” në vitin 1999. Në atë kohë, Clooney po bëhej i famshëm me rolin e Dr. Doug Ross në serialin “ER” dhe lëvizte në set me një karrocë golfi prej ari, ndërsa njerëzit e përshëndesnin kudo.

Ai nuk kishte as idenë se kush isha unë, por të gjithë ata që vinin me karroca golfi thoshin, ‘Hej, George’. Kështu që pak nga pak, ai e kuptoi se unë kisha sukses në industri në një farë mënyre

-ka treguar Clooney në një intervistë për The New York Times, ku ishte i pranishëm edhe Adam Sandler dhe regjisori Noah Baumbach.

Në atë moment, Paul Newman iu drejtua me një fjali që Clooney nuk do ta harronte kurrë:

George, mos i lejo të të mbajnë në shtëpi.

Clooney shpjegoi se Newman i referohej prirjes së yjeve të famshëm për t’u izoluar, nga frika e humbjes së privatësisë dhe presioni i famës.

Ai vetë pranoi se ishte në një fazë ku tundimi për të qëndruar brenda dhe për të shmangur vëmendjen publike ishte shumë i madh.

Tendenca ime në atë moment ishte të qëndroja brenda, dhe duke e dëgjuar Newmanin ta thoshte këtë, kjo mori kuptim menjëherë

-u shpreh ai.

Sot, 64-vjeçari, bashkëshort i avokates së njohur Amal Clooney, e sheh këtë këshillë si një nga më të vlefshmet që ka marrë në karrierën dhe jetën e tij personale, një rikujtesë për të mos lejuar famën t’ia kufizojë jetën, por ta jetojë atë sa më plotësisht.