Gossip

Cila ishte frika që e mundonte Matthew Perry?

Matthew Perry, i njohur për rolin e tij si Chandler Bing në serialin legjendar “Friends”, duket se në muajt e fundit para vdekjes së tij ishte i shqetësuar se aktori Charlie Sheen mund të zbulonte publikisht se ai kishte rënë sërish në varësi.

Sipas burimeve pranë aktorit, Perry kishte punuar shumë për të ndërtuar një imazh të një njeriu të rikuperuar dhe të kthjellët, ndaj kishte frikë se sinqeriteti i njohur i Sheen mund ta vinte në rrezik reputacionin që ai kishte rindërtuar me vështirësi.

Ai ishte i vetmi që mund ta demaskonte Matthewn, dhe kjo e frikësonte vërtet

-tha një burim për mediat amerikane, duke shtuar se marrëdhënia mes dy aktorëve ishte e ndërlikuar, me respekt të ndërsjellë, por edhe me tension.

Më vonë, gjatë promovimit të librit të tij autobiografik “The Book of Sheen”, Charlie Sheen u shpreh se nuk e njihte mirë Perry-n, por ndjente shumë empati për të.

Ai tha se kishte lexuar librin autobiografik të Perryt dhe se historia e tij e kishte prekur thellë, megjithëse nuk arriti ta kontaktonte përpara vdekjes së aktorit, më 28 tetor 2023.

Dy vjet pas humbjes së tij, motra e aktorit, Caitlin Morrison, ka rrëfyer se ende ndien praninë e Matthew-t në jetën e saj.

Ajo tha se shpesh dëgjon në mendje reagimet që vëllai i saj do të kishte ndaj ngjarjeve të përditshme, sikur ai të ishte ende aty.