Celebrities Gossip Showbiz

Nga miliona euro detyrime te paqja pas 15 vitesh! Charlie Sheen i jep fund betejës së ashpër me ish-bashkëshorten?

Pas më shumë se një dekade përplasjesh në gjykata, Charlie Sheen dhe ish-bashkëshortja e tij, Brooke Mueller, i kanë dhënë fund një prej mosmarrëveshjeve më të gjata ligjore në Hollywood.

Sipas dokumenteve gjyqësore, aktori ka pranuar të paguajë rreth 440 mijë euro për të zgjidhur çështjen e alimentacionit të papaguar. Gjysma e shumës do të paguhet menjëherë, ndërsa pjesa e mbetur duhet të shlyhet deri në fillim të muajit shtator.

Përveç kësaj, Sheen ka rënë dakord të mbulojë edhe rreth 53 mijë euro shpenzime ligjore të ish-bashkëshortes së tij.

Marrëveshja mbyll një konflikt që zgjati për vite me radhë dhe kishte të bënte me pagesat e alimentacionit të papaguara që nga viti 2011.

Mueller kishte pretenduar se aktori i detyrohej afro 7.9 milionë euro alimentacion, si edhe mbi 5.3 milionë euro interesa të akumuluara ndër vite, duke e çuar vlerën e pretendimeve në një shumë marramendëse.

Charlie Sheen dhe Brooke Mueller ishin të martuar nga viti 2008 deri në vitin 2011 dhe janë prindër të binjakëve 17-vjeçarë, Bob dhe Max.

Sipas marrëveshjes së re, secili prej tyre do të mbulojë vetë shpenzimet e fëmijëve gjatë periudhës kur ata qëndrojnë në kujdesin e tij.

Martesa e çiftit u shoqërua me konflikte të shumta publike, beteja për kujdestarinë e fëmijëve dhe probleme personale që për vite me radhë mbushën faqet e mediave rozë.

Megjithatë, raportet mes tyre duket se kanë ndryshuar ndjeshëm. Burime pranë ish-çiftit bëjnë të ditur se vitet e fundit ata kanë ndërtuar një marrëdhënie më të qetë dhe më bashkëpunuese, duke vendosur mirëqenien e fëmijëve mbi konfliktet e së kaluarës.

Mbyllja e kësaj çështjeje ligjore shënon fundin e një kapitulli të gjatë e të vështirë për të dy, duke lënë pas një betejë që zgjati gati 15 vjet.