Lifestyle

Cilat data lindjeje janë më të dashura dhe më të pastra?

Ekspertët rekomandojnë të shikoni vetëm ditën e lindjes, pa muajin. Por, nëse data juaj e lindjes nuk është në listë, nuk ka nevojë të shqetësoheni. Te e fundit, secili prej nesh lind me karakteristika unike.

Dita e 6-të e muajit: Simpatikë dhe të këndshëm

Të lindurit më 6 të muajit shpesh njihen për karakterin e tyre simpatik e të këndshëm. Nën ndikimin e Venusit, planetit të dashurisë dhe afeksionit, posedojnë një aurë magnetike. Janë diplomatikë, të aftë të qetësojnë tensionet e të shmangin situatat dramatike. Përpara se negativiteti të zërë vend, e shpërndajnë me humor, të qeshura dhe mirësi. Konsiderohen të afrueshëm, të sjellshëm dhe të ekuilibruar. Të gjithë kanë kohë të vështira, por të lindurit më 6, zakonisht udhëhiqen nga zemra, shpirti dhe empatia.

Data e 11

Njerëzit e lindur më 11 të muajit kanë një shikim që nxjerr thellësi dhe mirëkuptim. Me një shikim, është e qartë se përvoja e humbjes ose vështirësisë i ka bërë më të hapur për të ofruar ngushëllim e për të “mbajtur” dhimbjen e të tjerëve me dhembshuri. Janë të butë, intimë e jashtëzakonisht të sjellshëm, duke kultivuar një ndjenjë përkatësie kudo që të jenë. Me një gatishmëri të vërtetë për të mbrojtur anët më të ndjeshme të të tjerëve dhe për t’u kujdesur për plagët më të thella, bujaria e tyre e zemrës është vërtet e rrallë.

25 e muajit: Intuitiv dhe me aftësi udhëheqëse

Nën udhëheqjen e Neptunit, planetit të spiritualitetit, ata që kanë lindur më 25 kanë qëllime vizionare dhe një natyrë idealiste. Pavarësisht vështirësive, kanë aftësinë të largojnë konfuzionin e të ndriçojnë potencialin më të madh të të tjerëve. Me depërtimin e mprehtë, identifikojnë atë që ka nevojë për shërim dhe ofrojnë udhëzime që ndihen si një përqafim i ngrohtë. Veprojnë pa egoizëm, duke kërkuar të ndihmojnë të tjerët të lidhen në mënyrë kuptimplotë me mjedisin e tyre.

30 e muajit: Pozitiv dhe plot frymëzim

Të lindurit më 30 të muajit kanë një bukuri e aftësi të jashtëzakonshme për të transmetuar energji pozitive. Me shpirtin e gëzuar, të qeshurën ngjitëse dhe qasjen filozofike të lehtë, i ndihmojnë të tjerët të shpëtojnë nga analiza e tepërt e të kthehen në “të tashmen”. Me ndikim të fuqishëm, frymëzojnë përmes shembullit të tyre. Nën ndikimin e Jupiterit, planetit të zgjerimit, kërkojnë të ndajnë bollëkun dhe dritën e tyre, me ata përreth. Ofrojnë këshilla të mençura, por edhe shpërqendrime të këndshme nga tensioni i përditshëm, duke na kujtuar se jeta nuk duhet të jetë gjithmonë kaq serioze.