Energjia negative mund të ndikojë dukshëm në mirëqenien tonë, por ka mënyra të thjeshta për ta larguar atë dhe për të tërhequr energji pozitive në shtëpi. Disa objekte të njohura si fatsjellëse në kultura të ndryshme mund të ndryshojnë atmosferën dhe të sjellin fat.
Elefanti
Elefanti është simbol i pjellorisë, fatit dhe zgjuarsisë. Mbajtja e një figure elefanti në shtëpi besohet se sjell fat dhe energji pozitive.
Ngjyra e kuqe
Ngjyra e kuqe ka kuptime të ndryshme fatsjellëse në shumë kultura. Një vazo e kuqe, një rrugicë apo aksesorë të kuq mund të tërheqin fatin dhe të largojnë energjinë negative.
Breshka
Si një simbol i mbrojtjes dhe stabilitetit, breshka mendohet të mbrojë shtëpinë nga ndikimet e këqija. Vendosja e një figure breshke tek dera kryesore është një nga praktikat më të njohura.
Bamboo
Në traditën kineze, bima e bambusë ka fuqi fatsjellëse. Numri i kërcellëve ka kuptim të veçantë, për shembull, dhurimi i një bambu me 4 kërcell konsiderohet i pafat, sepse numri 4 lidhet me vdekjen në kulturën kineze.
Patkua
Patkoi është një nga simbolët më të njohur irlandezë për fat. Ai besohet se largon shpirtërat e këqij dhe mbron shtëpinë kur vendoset tek dera kryesore.
Duke vendosur këto objekte në vendet e duhura të shtëpisë, mund të përmirësoni energjinë dhe të tërhiqni fat dhe qetësi në jetën tuaj të përditshme.