Shkathtësia nuk është një aftësi që fitohen menjëherë, por zhvillohet përmes përvojave të përditshme dhe mbështetjes së prindërve. Ekspertët theksojnë se tre aftësi janë thelbësore për rritjen e zgjuarsisë tek fëmijët: të menduarit kritik, rregullimi emocional dhe përshtatshmëria sociale.
Të menduarit kritik
Ndihmon fëmijët të analizojnë situatat dhe të marrin vendime të zgjuara. Lojërat strategjike dhe inkurajimi për të menduar zgjidhje të ndryshme e forcojnë këtë aftësi.
Rregullimi emocional
U mëson fëmijëve të njohin dhe menaxhojnë ndjenjat e tyre, duke i bërë më të fortë për të përballuar stresin apo sfidat.
Përshtatshmëria sociale
I ndihmon të krijojnë marrëdhënie të shëndetshme, të komunikojnë dhe të zgjidhin konflikte – aftësi që ndikojnë në suksesin e tyre personal dhe profesional.
Përmes mbështetjes së vazhdueshme, prindërit mund të luajnë një rol kyç në ndërtimin e këtyre aftësive jetësore.