Në shumë shtete të botës, përfshirë SHBA-në, po flitet për një fenomen gjithnjë e më të pranishëm: “recensioni romantik”.
Ky fenomen po karakterizohet nga një rënie e dukshme e lidhjeve romantike, një trend që ka përfshirë shumë shtete, përfshirë edhe Shqipërinë.
Sipas një analize të Faith Hill për “The Atlantic”, nuk po shohim vetëm fundin e ngadaltë të romancës amerikane, por edhe një ndryshim të thellë në perceptimin e martesës dhe lidhjeve.
Një nga arsyet kryesore është ndryshimi i shpejtë i qëndrimeve dhe ideologjive midis burrave dhe grave.
Gratë po bëhen gjithnjë e më progresive, ndërsa burrat shpesh mbeten të ngelur pas me ideologji patriarkale dhe maskiliste.
Ky hendek ideologjik ka krijuar një ndarje më të thellë dhe ka bërë që shumë gra të hezitojnë të hyjnë në marrëdhënie romantike. Disa burra madje kanë shprehur mbështetje për retorikën patriarkale, duke ironizuar dhe kundërshtuar sloganët feministe.
Një tjetër fenomen shqetësues është se gratë beqare nuk janë më të stigmatizuara. Studiuesit tregojnë se gratë heteroseksuale që janë single shpesh janë më të lumtura se ato që janë në lidhje, duke përfituar nga mungesa e stigmatizimit dhe pavarësia sociale.
Krahas kësaj, ato gjithashtu shpesh ndjehen më të mbështetura dhe kanë mundësi për një jetë më të pasur dhe më të pavarur, ndërsa burrat single shpesh ndihen më të vetmuar dhe të varur nga partnerja.
Ky fenomen është një pasqyrë e një ndryshimi të madh në shoqëritë moderne. Alice Evans, studiuesja që ka analizuar këto tendenca, thotë se gratë sot janë më kërkuese dhe kanë mundësinë të bëjnë zgjedhje më të informuara dhe më të pavarura kur vjen fjala për lidhjet romantike. Nëse opsionet nuk janë të mira, ato preferojnë të mbeten beqare.
Ky trend nuk është i kufizuar vetëm në Amerikë, por ka përfshirë shumë shtete të tjera, duke përfshirë Iranin, ku numri i martesave ka rënë ndjeshëm, duke kaluar nga 800,000 në 480,000 brenda një dekade, pavarësisht politikave inkurajuese. Fenomeni tregon se shoqëritë moderne po kalojnë në një fazë ku individët, dhe veçanërisht gratë, po bëjnë zgjedhje më të ndërgjegjshme për jetën e tyre romantike dhe personale.