Celebrities Gossip Showbiz

Cilat janë planet e Selin dhe Mateos pas finales? Drejt Kosovës dhe takim me…

Teksa finalja e Big Brother VIP Albania 5 po afron, emocionet janë në kulm dhe banorët kanë nisur të zbulojnë planet e tyre jashtë shtëpisë.

Në një bisedë mes Mateo Borrit dhe Selin Bollati, banori e pyeti finalisten e parë se çfarë do të bëjë sapo të përfundojë eksperienca.

Selin u shpreh se, nëse nuk do të jetë e angazhuar me intervista, planifikon që javën e parë ta kalojë në Kosovë.

Nga ana tjetër, Mateo tregoi se fillimisht do të takojë familjen, por më pas do t’i përkushtohet personit të zemrës, Brikena Selmani.

Ndërkohë, gara po shkon drejt fundit të saj dhe finalja e madhe do të mbahet më 18 prill, ku për çmimin e madh do të përballen Selin, Mateo, Rogert Sterkaj dhe Armir Shahini.

Jashtë shtëpisë tashmë janë Brikena dhe Shëndrit Lumi, duke e lënë garën në duart e finalistëve që janë një hap larg fitores.

Tani mbetet vetëm një pyetje, kush do ta fitojë këtë edicion?