Health & Beauty

Cilat ushqime ndihmojnë në prandalimin e thinjave?

Thinjat e flokëve janë një nga pasojat natyrore të kalimit të viteve, por dietat e pasura me ushqime të caktuara mund të ndikojnë në vonimin e këtij procesi. Kërkimet shkencore kanë zbuluar se luteolina, një flavonoid me veti antioksiduese, mund të luajë një rol të rëndësishëm në luftën kundër thinjave.

Një studim i fundit ka konfirmuar se luteolina, e pranishme në perime të caktuara, mund të ngadalësojë shfaqjen e thinjave. Kjo substancë është e aftë të ndikojë në prodhimin e melaninës, pigmentit që i jep ngjyrë flokëve, duke mbajtur ato më të errëta.

Ky rezultat është vërtetuar edhe në një eksperiment të kryer me minj, ku ata që morën luteolinë treguan flokë më të errët krahasuar me ata që nuk u trajtuan.

Luteolina mund të merret lehtësisht duke konsumuar perime të ndryshme që janë pjesë e dietës së përditshme.

Brokoli, karotat, selinoja, specat jeshilë, qepa, panxhari dhe lakra janë disa nga burimet më të mira të këtij antioksidanti, ndërsa vaji i ullirit është një tjetër përbërës i pasur me luteolinë.

Përfshirja e këtyre ushqimeve në dietën tuaj jo vetëm që mund të vonojë thinjat e flokëve, por gjithashtu ofron përfitime të tjera shëndetësore për trupin tuaj.