Estonia ka nisur një iniciativë të veçantë duke u bërë vendi i parë në botë që integron chatbotët dhe mjete të tjera të inteligjencës artificiale në sistemin e saj arsimor kombëtar.
Që nga 1 shtatori, 20 mijë nxënës të shkollave të mesme, të klasës së dhjetë dhe të njëmbëdhjetës, si dhe 3 mijë mësues, do të kenë qasje të lirë në mjetin ChatGPT Edu, të zhvilluar nga OpenAI, si dhe në mjete të tjera të AI.
Ky program pritet të zgjerohet vitin e ardhshëm për të përfshirë shkollat profesionale dhe nxënësit e klasës së dhjetë, duke përfshirë gjithsej 38 mijë nxënës dhe 2 mijë mësues.
Ministrja e Arsimit, Christina Kallas, theksoi se konkurrueshmëria e Estonisë varet nga përgatitja e të rinjve për epokën e inteligjencës artificiale.
Për këtë arsye, qeveria estoneze do të investojë në trajnimin e mësuesve, si pjesë e programit AI Lip (Leap).
Ky program do të financohet nga një fondacion publik-privat, i krijuar nga Këshilli Digjital i Presidentit dhe Ministria e Arsimit dhe Kërkimit, dhe do të përfshijë partnerë privatë.
Ndërkohë, negociatat me kompanitë OpenAI dhe Antropik janë në vazhdim, dhe është planifikuar gjithashtu përfshirja e ofruesve të tjerë të teknologjisë. Detajet e financimit dhe strukturës së fondacionit pritet të përcaktohen në mars.