Dominik Szoboszlai, ylli i Liverpoolit, u bë “viktimë” e një shakaje televizive kur iu prezantua një statujë, që pretendohej në nder të tij, e cila përfundoi duke qenë një katastrofë.
Mesfushori hungarez po filmohej fshehurazi kur shikoi statujën dhe nuk mundi të fshehë reagimin e tij të pakënaqësisë ndaj saj, pasi ajo nuk i ngjante fare.
Skulptura, që ishte krijuar pjesërisht me telefonat celularë, nuk reflektonte aspak pamjen e Szoboszlait.
i’m crying szoboslai is such a diva he can’t even pretend to like it pic.twitter.com/qtycuFYWfj
— ౨ৎ (@ibouu38) April 4, 2025
Ai iu tha se ajo përfaqësonte komunikimin, por ai ishte shprehur qartazi i zhgënjyer dhe madje e kishte krahasuar me një “mashtrim”.
Kur iu kërkua të pozonte pranë saj për një foto, ai tha:
Jo. Isha shumë afër largimit. Nuk e bëra vetëm sepse të respektoj.
Gjërat u përkeqësuan kur ai pa disa produkte me imazhin e statujës, të cilat nuk e përshkruanin aspak si veten. Ai komentoi:
Kjo nuk më ngjan fare me mua, më falni, aspak. Nga qafa e poshtë, është mirë. Vetëm pjesa e kokës.
Kur e përshkruante statujën dikujt në telefon, ai pohoi:
Duket sikur by*** im është kthyer mbrapsht.
Megjithatë, pasi doli që gjithçka ishte një shaka, Szoboszlai e mori me humor dhe u pa duke qeshur.