Sport

Ndeshja ndaj Liverpool, trajneri i PSG: Nuk kemi asgjë për të humbur dhe do të japim gjithçka për t’u kualifikuar

Trajneri i PSG, Luis Enrique tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes ndaj Liverpool në Champions.

“Ju kam gënjyer, natyrisht që kam menduar gjithmonë për Liverpool-in, kështu ka qenë që nga hedhja e shortit të 1/8 finale. Është një kënaqësi ta stërvis këtë ekip, dua të theksoj mentalitetin e të gjithë lojtarëve të mi, qoftë ata që luajnë, qoftë ata që mbeten në stol. Dua vërtet ta vë në dukje mentalitetin e të gjithë lojtarëve”.

LEXO EDHE: Alarm i kuq në sulm! E papritur, tjetër sulmues tremb Silvinjon: Do i nënshtrohem ndërhyrjes, doktorët më thanë se…

Khvicha Kvaratskhelia- Nuk më pëlqen të flas për lojtarët individualisht, por dua të theksoj cilësinë e të gjithëve. Kvara, e njihni nga Napoli dhe nga rezultatet e tij me kombëtaren e Gjeorgjisë. Është një lojtar me potencial të madh. Po luan gjithmonë e më mirë, është më i integruar në skuadër. Është kënaqësi ta kemi në radhët tona”.

LEXO EDHE: Kombëtarja bëhet gati për Botërorin, të sigurta mungesat e Brojës dhe Tucit! Sylvinho i shqetësuar nga…

“Si staf, duhet t’i vlerësojmë minutat e lojës për të gjithë në prag të kësaj ndeshjeje vendimtare. Bazohemi te ndjesitë dhe përshtypjet e lojtarëve. Na takon neve të menaxhojmë ngarkesën dhe shpërndarjen e minutave në mënyrë të ekuilibruar. Jemi në kushtet më të mira, nuk kemi asgjë për të humbur dhe do të japim gjithçka për t’u kualifikuar”.

PSG ka humbur 1-0 në ndeshjen e parë.