Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës panë ngritje të mëtejshme, duke u rritur mbi 100 dollarë për fuçi në hapje. Lajmi vjen në kohën kur u duk se tregjet u qetësuan nga deklaratat e presidentit Donald Trump.
Diskutimeve iu referua si “shumë të mira” dhe “konstruktive” me Republikën Islamike e që synonin një “ndërprerje të plotë” të armiqësive, pavarësisht një mohimi nga një agjenci lajmesh në Iran. Po ashtu, dje shefi i Shtëpisë së Bardhë njoftoi shtyrje të sulmeve kundër termocentraleve iraniane nëse nuk hapet Ngushtica e Hormuzit.
Pas komenteve të presidentit amerikan se një marrëveshje me Iranin, tashmë është e përfunduar dhe konflikti po i afrohet fundit, flitet se SHBA-të po vlerësojnë kryetarin e parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, si partner të mundshëm e madje edhe si një udhëheqës të ardhshëm të vendit.
Ndërkohë, sulmet iraniane ndaj Izraelit nuk u ndalën. Gjatë natës, sirenat e alarmit u dëgjuan në Tel Aviv dhe në disa zona të Bregut Perëndimor, me sulme që çuan në gjashtë të plagosur.
Në përgjigje, forcat izraelite goditën lançuesit e raketave dhe infrastrukturën në Iranin perëndimor. Edhe Libani mbetet nën sulm nga ushtria e Izraelit, me shtatë zona të goditura në jug të Bejrutit, kryeqytetit libanez.
Raketat nuk po kursejnë as Irakun, këtë herë nga forcat amerikane, që në perëndim të vendit vranë 15 militantë nga ish-koalicioni paraushtarak Hashed al-Shaabi, i njohur edhe si Forcat e Mobilizimit Popullor, në vijën e parë të luftës kundër ISIS-it e tani të integruara në ushtrinë irakene.