Tech

Çmimi tronditës që Apple po paguan për tarifat e Donald Trumpit!

Apple mund të jetë gati të paguajë shumë për kompanitë e Initeligjencës Artificiale, por tashmë po shpenzon shumë për tarifat e Trumpit. Gjatë thirrjes së fundit të kompanisë për të ardhurat, CEO i Apple, Tim Cook, tha se shpenzimet për tarifat mund të kalojnë 1.1 miliardë dollarë. Sipas mediave të huaja, në mars 2025, gjatë thirrjes së mëparshme për të ardhurat, Cook parashikoi se Apple do të shpenzonte 900 milionë dollarë për tarifat. Në thirrjen e djeshme, ai tha se kompania ka shpenzuar rreth 800 milionë dollarë dhe pret një kosto prej mbi 1 miliard dollarësh në muajt e tjerë.

Tarifat gjithëpërfshirëse të Trumpit prekën praktikisht të gjitha pajisjet Apple të shitura në SHBA. Sipas Tim Cook, shumica e iPhone-ve të shitur në Amerikë prodhohen në Indi, ndërsa Mac-et, iPad-et dhe Apple Watch-et prodhohen në Vietnam. Më herët këtë vit, Trump kërcënoi të vendoste një “tarifë prej të paktën 25%” për çdo iPhone që nuk prodhohet në SHBA. Presidenti prej kohësh e ka shtyrë Apple të zhvendosë një pjesë të prodhimit të saj në SHBA. 

Ndërkaq, kufiri prej 2 miliardë iPhone-sh të shitur u arrit në vetëm pesë vitet pasuese dhe më pas u deshën vetëm katër të tjera që të kalonte shifrën prej 3 miliardë telefonash të shitur. Duket se ky është një trend që do të vazhdojë. Megjithatë, ekziston edhe një anë tjetër e medaljes. Zyrtari i Apple, Eddie Cue, së fundmi ka deklaruar se njerëzit ndoshta nuk do të kenë më nevojë për një iPhone pas dhjetë vitesh, një paralajmërim shqetësues për një kompani që bazon pjesën më të madhe të biznesit në shitjen e telefonave.