Aktori irlandez Colin Farrell ka zbuluar një nga momentet më të sikletshme të karrierës së tij gjatë një intervistë në “The Late Show With Stephen Colbert”.
Ngjarja ndodhi gjatë xhirimeve të filmit “Minority Report” (2002) me Tom Cruise, pikërisht në ditëlindjen e tij më 31 maj.
Farrell pranoi se kishte kërkuar të mos punonte atë ditë për të pushuar, por produksioni nuk ia lejoi. Pas një nate feste të tepruar, ai u paraqit në xhirime i lodhur dhe në gjendje të keqe.
Kam kërkuar gjashtë birra dhe një kuti cigare për t’u përmirësuar, por as kjo nuk ndihmoi
-tregoi aktori.
Ai përpiqej të xhironte një skenë me Cruise, por nuk arrinte të thoshte një fjali të gjatë shkencore dhe iu deshën 46 tentativa për ta përfunduar saktë.
Tom nuk ishte shumë i lumtur me mua
-shtoi ai me humor.
Farrell shpjegoi se ky episod ndodhi në periudhën kur luftonte me varësinë nga droga dhe alkooli, një betejë që zgjati rreth 16 vjet.
Më pas, ai shkoi në rehabilitim në vitin 2005 dhe që atëherë ka qëndruar i shëndetshëm dhe i suksesshëm.
Sot, Colin Farrell ka një karrierë të qëndrueshme dhe një nominim për ‘Oscar’ në vitin 2023, duke treguar se ka mësuar shumë nga gabimet e së kaluarës.