Gossip Showbiz

Margot Robbie mahnit në rikthimin e saj pas lindjes – shfaqet më e bukur se kurrë në krah të…

Margot Robbie është rikthyer në tapetin e kuq, duke marrë gjithë vëmendjen në premierën e filmit të saj të ri romantik “A Big Bold Beautiful Journey”.

Aktorja australiane u shfaq në krah të Colin Farrell, me të cilin ndan rolin kryesor në projektin e ri, ndërsa shkëlqeu në një fustan të shkurtër elegant, ngjyrë të zezë, që i theksonte linjat dhe e kombinoi me sandale po ashtu të zeza.

Flokët bionde, të lëshuara me kujdes, i plotësonin pamjen glamuroze.

Ndërkohë, Farrell zgjodhi një stil më casual dhe të relaksuar, me xhinse, bluzë të bardhë dhe xhaketë të zezë, duke krijuar një kontrast interesant me elegancën e Robbie-t.

Kjo paraqitje është e para për aktoren që nga nëntori i vitit të kaluar, kur u bë nënë për herë të parë pas lindjes së djalit të saj me bashkëshortin Tom Ackerley.

Pavarësisht rolit të ri si nënë, Robbie ka vijuar karrierën pa ndërprerje. Që prej marsit është angazhuar në xhirimet e adaptimit të “Wuthering Heights” me regjinë e Emerald Fennell, ndërsa rikthimi i saj në eventet publike pas suksesit të madh me “Barbie” shënon një nga momentet më emocionuese të këtij sezoni në Hollywood.